Ballina Flash

FOTO/ Berat, rezultatet e para të punës në Atelienë e Restaurimit

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ – Pjesëmarrësit në Atelienë e Restaurimit, Berat, përveç punës për konservimin e pikturës murale në kishën e “Shën Konstandinit dhe Helenës”, gjithashtu kanë vizituar kantieret e restaurimit në Qendrën Mesjetare të qytetit të Beratit.

Në pikturën murale të kishës “Shën Konstandini dhe Helena” në lagjen Kala në Berat, ka përfunduar procesi i konservimit në skenat “Darka e fundit” dhe “Larja e këmbëve”.

Në këto skena kanë përfunduar procese të tilla si ringjitja e shtresave përgatitore, pastrimi i sipërfaqes së pikturuar,  integrimi piktorik dhe konsolidimi i shtresës së pelikulit piktorik.

Kjo atelie do të zgjasë 2 javë dhe do të zhvillohet në datat 24 qershor – 5 korrik. Janë 11 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja që marrin pjesë në Atelienë e Restaurimit.

Pjesëmarrësit gjatë këtyre ditëve do shkëmbejnë eksperienca dhe do specializohen në njohje e vlerave të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, materiale e shpirtërore. /a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUniversitet, 25 korrikut afati i fundit për pagesën e aplikimit
Artikulli tjetërFOTO/ Margariti, medalje mirënjohje për regjisorin Piro Milkani si “Ambasador i Filmit Shqiptar”