TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Nicolo Barella, mesfushori i talentuar i Cagliarit mund të transferohet në kryeqytet tek Roma.
Drejtuesit e klubit verdhekuq kanë një akord me Cagliarin dhe diçka të tillë e konfirmon vetë presidenti i klubit sard, Tommaso Giulini, i cili është shprehur se tashmë i takon lojtar të vendosë.
Zgjedhja e parë e Barellas është Interi, por drejtuesit e Romës kërkojnë ta bindin 22-vjeçarin duke i ofruar një pagë edhe më të lartë. Ditët e ardhshme priten të jenë vendimtare sa i përket kësaj çështjeje.
Gjithsesi, pas ndërhyrjes së Romës mësohet se në orët e fundit ka dalë në skenë me prepotencë trajneri i Interit Antonio Conte, i cili e ka bindur lojtarin që të mos “joshet” nga verdhekuqtë.
Vendimi përfundimtar duket se do të jetë në favor të zikaltërve.
/gj.m/ /a.g/





















