Ballina Flash

“Sevilla” blen De Jong nga “Ajax”

TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Sevilla kompletoi transferimin e sulmuesit Luuk de Jong nga PSV Eindhoven për një shumë prej 12.5 milionë eurosh.

28-vjeçari, i cili shënoi 32 gola për klubin holandez në sezonin e kaluar, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Eredivisie, nënshkroi një kontratë katërvjeçare me spanjollët.

Holandezi më parë ka provuar të luajë edhe për Neëcastle e Monchengladbach, ndërkohë që kjo do të jetë aventura e tij e tretë jashtë vendlindjes.

De Jong konsiderohet zëvendësues i denjë i Wissam Ben Yedder në “Sanchez Pizjuan”, me francezin që pritet të largohet gjatë merkatos.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBrazil-Argjentinë, gjysmëfinalja e Copa America në Belo Horizonte
Artikulli tjetërConte ndal transferimin e Barella tek “Roma”