Ballina Bota

LONDËR – FT: Timermans favorit për kreun e BE-së

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-ANSA/ – Sipas gazetës prestigjioze britanike “Financial Times”, socialisti holandez, Frans Timmermans do të jetë në krye të Komisionit Europian.

“Timmermans do të drejtojë KE-në, ndërsa konservator gjerman, Manfred Weber do të jetë president i Parlamentit Europian dhe francezi Francois Villeroy de Galhau në krye të Bankës Qendrore Europiane”, kjo është zgjidhja mbi të cilën po punohet për të nxjerrë nga ngërçi BE-në për pozicionet kyçe, shkruan “Financial Times” në faqen e saj në internet.

“Megjithatë kjo hipotezë që po trajtohet edhe gjatë G20-ës në Osaka mund të bjerë nëse përballet me kundërshtimin e grupit të Vishegradit”, thekson gazeta britanike. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Qyteti i gurtë që ruan skemën urbanistike, një tjetër banesë drejt restaurimit
Artikulli tjetërMichelle Obama letër falenderimi këngëtares shqiptare