SHKUP, 28 qershor /ATSH-MIA/ – Parlamenti maqedonas miratoi dje mbrëmje ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar, ku Trajan Dimovski u zgjodh ministër i Bujqësisë, Naser Nuredinin i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Husni Ismaili i Kulturës, Goran Milevski i Vetëqeverisjes Lokale dhe Sadulla Duraku i Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet mes Bashkësive.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e shkurtër para votimit tha se riformatimi është pjesë e e ndryshimeve që i ka paralajmëruar në të gjitha nivelet, pas marrjes së porosisë nga qytetarët në zgjedhjet presidenciale dhe se ai u bë posaçërisht në interes të qytetarëve.
”Ambicia ime është që të maksimizoj marrëdhëniet e mia të përgjegjësisë përmes ndërmarrjes së vendimeve të mëdha serioze, që ndoshta deri tani askush nuk i ka menduar dhe ndërmarrë. Qëllimi i riformatimit qeveritar para se gjithash është në interes të qytetarëve dhe shtetit dhe asgjë më shumë”, tha Zaev./ a.jor.























