Ballina Bota

SHBA – Sërish defekte për Boeing 737 Max

NJU JORK, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet amerikane kanë gjetur një defekt të ri tek modeli i avionit Boeing 737 Max, raportoi CNN duke cituar disa burime.

Sipas këtyre burimeve, defekti do të vonojë kthimin në hapësirën ajrore të Max 737, me bllokimin e fluturimeve, pas dy aksidenteve të kompanive ”Air Lion” dhe ”Airlines Ethiopian”.

“Ne kemi gjetur një rrezik potencial që Boeing duhet ta  regullojë”, tha Administrata Federale e Aviacionit, pa dhënë detaje se kur avioni do të kthehet për të fluturuar.

“Avioni do të rinisë fluturimet kur të jemi të sigurt që ai plotëson kushtet teknike’’, theksuan autoritetet amerikane./  /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë
Artikulli tjetërKV – Pheniani: Seuli të mos ndërhyjë mes nesh dhe SHBA