Ballina Bota

SHBA – Trump: Twitter më censuron

UASHINGTON, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot rrjetin e tij të preferuar social, Twitter, se po e censuron për të favorizuar të majtën.

”Ata i pengojnë qytetarët të më ndjekin në Twitter dhe e kam shumë të vështirë të përcjell mesazhin tim”, denoncoi ai në televizionin Fox Business.

”Këta individë janë të gjithë demokratë, ata janë plotësisht në anën e tyre”, theksoi Trump.

”Nëse nesër do të njoftoja që unë do të bëhem një demokrat, atëherë do të fitojë pesë herë më shumë abonentë”, vijoi ai.

”Kjo e bën Twitter-in të jetë i tmerrshëm. Shumë individë më kanë pohuar se nuk munden të më ndjekin në Twitter”, theksoi Trump./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBufi kërkon besimin e qytetarëve për më shumë punë publike në Roskovec
Artikulli tjetërSezoni turistik/ Punësohen 420 persona në 35 pika kyçe të turizmit