Ballina Aktualitet

Shqipëria turistike në panairin e Berlinit

TIRANË, 8 Mars/ATSH/ – Shqipëria synon të kthehet në një nga destinacionet me tërheqëse për turizmin, jo vetëm në rajon, por për krejt Europën.

Nga data 7-11 mars, vendi ynë po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar ITB Berlin, i cili është një nga panairet më të rëndësishëm në Europë dhe botë.

Në këtë prezantim, Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe operatorët turistike po shfaqin risitë dhe ofertat e turizmit shqiptar për publikun gjerman e botëror, i cili ka shfaqur një interes të veçantë dhe në rritje për Shqipërinë.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, është ndër më të rëndësishmit në llojin e tij.
Në vitin 2017 rreth 10 mijë kompani dhe organizata nga 184 vende ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre për rreth 169 mijë vizitorë, nga të cilët 109 mijë vizitorë tregtarë.

Panairi po ndiqet edhe nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
/a.gjonaj//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT/ 1 në 3 biznese në vend, administrohet nga një grua
Artikulli tjetërBRUKSEL- Avramopulos: Bashkëpunimi në fushën e migrimit i hap rrugën Ballkanit Perëndimor drejt BE-së