Ballina Flash

Presidenca: Respekt e nderim për Flamurin Kombëtar

TIRANË, 21 Qershor /ATSH/ – “Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar në rrugët e Shkodrës dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura”, theksoi sot zëdhënësi i Presidentit të Republikës.

Sipas tij, “Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton”.

Presidenca bën thirrje që të tregohet respekt e nderim kur përdoret Flamurin Kombëtar. /gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShahini në Elbasan: Me energjitë e Gledianit, çojmë përpara arsimin në këtë qytet
Artikulli tjetërMesi: Në Shkodër, pashë militantë kamikazë që donin të çanin kordonin e policisë