Ballina Ekonomi

Këshilli Ekonomik: Tirana model për sipërmarrësit

TIRANË, 18 qershor /ATSH/- Titullarë të shoqatave të biznesit shqiptar, të pranishëm në Mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, që u zhvillua nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u shprehën se, “Tirana është qyteti model për sipërmarrësit dhe në këtë rrugë duhet të shkojnë të gjitha qytetet e Shqipërisë”.

Optimistë për klimën e biznesit dhe investimet që po ndërmerren në çdo drejtim ekonomiko social, ata theksuan se, kryeqyteti është shndërruar në vendin, ku takohen profesionistët dhe sipërmarrësit për ngjizjen e projekteve zhvillimore.

Në emër të “Biznes Albania” Luan Bregasi shprehu falenderime për ambientet e reja që bashkia Tiranë ka vënë në shërbim të biznesit.

“Tani kjo është shtëpia e profesionistëve dhe sipërmarrësve. Ne sjellim zërin e sipërmarrësve në Bashki, ia lehtësojmë punën atyre dhe do ta çojmë më përpara këtë këshill. Kam besim absolut për këtë. Modeli që ne gjemë në Tiranë, i krijuar nga Erioni është shumë i rëndësishëm për ne sipërmarrësit. Tirana është modeli më i mirë. Ne duam që kështu të bëhet e gjithë Shqipëria”, – u shpreh Bregasi.

Këshilli Ekonomik diskutoi në mbledhjen e së martës, për një sërë projektesh të reja e të rëndësishme infrastrukturore që e presin qytetin e Tiranën. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Perez zgjidhet presidente e social-demokratëve në PE
Artikulli tjetërShkarkimi i Metës/ Kuvendi protokollon kërkesën e 55 deputetëve, nis procedura e shqyrtimit