Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, 26896 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 16 qershor/ATSH/- “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 26896, ndërsa numri ankesave të regjistruara është 38202.

Në nivel vendor janë regjistruar 6852 ankesa dhe janë zgjidhur 3269.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 11 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 2 raste nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. 7 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 1 rast nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe 1 rast nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 105 292, ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 17 999./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTekstili më i vjetër prej mëndafshi i zbuluar në Shqipëri, 2600 vjeçar
Artikulli tjetërNë 4 vite, u jetësuan 143 projekte në bashkinë Maliq