Ballina Bota

ITALI – Probleme për mijëra klientë të Vodafonit

ROMË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Rrjeti italian i kompanisë së telefonisë së lëvizshme, Vodafone, ka shkaktuar problem në rrjetin fiks dhe atë celular.

Rrjeti ka shënuar anomali me ankesa të shumta në Torino, Milano, Bolonja, Peruxhia, Roma, Napoli dhe Palermo.

Të shumta kanë qenë edhe publikimet në Twitter ndaj kompanisë si nga klientët privatë dhe nga biznesi.

Kompania nuk ka dhënë ende asnjë njoftim në lidhje me problemin./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka në Gjermani: Reformimi i drejtësisë ka frikësuar aktorë antireformistë
Artikulli tjetërKandidatja për SPAK, kryeprokurorja e Elbasanit Millonai konfirmohet në detyrë