Ballina Lajme nga Vendi

Dëmtohet Ronaldo, rrezikon finalen e Champions

TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Ylli i “Real Madrid”, Cristiano Ronaldo pësoi një dëmtim në kavilje
në supersfidën e mbrëmshme ndaj “Barcelonës” në “Camp Nou” duke rrezikuar finalen e Champions League.

Sulmuesi portugez u dëmtua në momentin e shënimit të golit të barazimit momental 1-1. Ai mori ndihmën e mjekëve dhe qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, kur shkoi në dhomat e zhveshjes dhe nuk u rikthye më. Kjo situatë alarmoi madrilenët, ndërsa mjekët japin shpresë, por më shumë detaje pritet të mësohen nesër, pas përfundimit të vizitave të detajuara.

Kjo situatë ka nxehur Presidentin e madrilenëve Florentino Perez, i cili pati paralajmëruar Zinedine Zidane, që të ‘harrojë’ El Clasicon dhe të përqendrohet tek finalja e Champions-it, por francezi vendosi të hedhë në fushë më të mirët në ‘Camp Nou’.

“Real Madrid” do të luajë më 26 maj finalen e Champions league përballë anglezëve të “Liverpool”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFondi i Abu Dhabit do të financojë deri në fund projektin e Bulevardit të Ri
Artikulli tjetërShkëlqen Strakosha, mediat italiane lëvdata për portierin e Lazio