Ballina Flash

Hetimi për paratë në “Toyota”, gjykata belge kërkon dëshminë e Bashës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/- Gjykata e Belgjikës i është drejtuar me një letër-porosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku kërkon marrjen në pyetje të kreut të PD-së, Lulzim Basha si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.

E pyetur nga ATSH, Prokuroria konfirmoi zyrtarisht për mbërritjen e këtij dokumenti ku kërkohet marrja në pyetje e Lulzim Bashës, si dëshmitar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në dokumentin e mbërritur në Prokurori, i cili mban datën 22.05.2019, gjyqtari belg Laurence Heusghem i ka kërkuar dy prokurorëve të çështjes që t’i bëjnë tri pyetje kreut të PD: Si u informua Basha për burimin e parave, cilat janë këto informacione të sakta, nga kush i ka marrë?

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi edhe në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave.

Pritet që në ditët në vijim kreu i PD-së të japë shpjegime për 3.4 milionë eurot që u gjetën në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit çështje, për të cilën, Lulzim Basha ka akuzuar një ditë para se ngarkesa të kapej, kreun e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 2 vjet sheshi “Skënderbej”, mijëra momente të bukura mes shqiptarësh
Artikulli tjetërBalla: Presidenti mund të ketë shumë dëshira, po jo të gjitha mund t’i shndërrojë në dekrete