Ballina Flash

FUTBOLL – Ylli belg Eden Hazard në radhët e Real Madrid

MADRID, 9 qershor /ATSH-AA/ – Klubi spanjoll “Real Madrid” bëri të ditur se ka transferuar në radhët e veta yllin belg Eden Hazard.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se “Real Madridi” dhe “Chelsea” kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit 28 vjeçar.

“Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Hazard do të prezantohet para tifozëve të “Realit” në stadiumin “Santiago Bernabeu” të enjten më 13 qershor, pasi të kalojë testet mjekësore.

Gjatë shtatë viteve të kaluara në Londër tek “Chelsea”, Hazard regjistroi 352 paraqitje në të cilat shënoi 110 gola, bëri 92 asist ndërsa ngriti gjashtë trofe. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFIZIKË – Teletransportimi i mundëson atomeve të komunikojnë në distancë
Artikulli tjetërRama inspekton Rrugën e Arbrit: Do të bëhet para afatit