TIRANË, 8 qershor /ATSH/ – Demonstruesit e opozitës së bashkuar janë mbledhur sot në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë.
Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë kanë hedhur tymuese dhe shashka.
Policia e Shtetit ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë. /a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















