BERLIN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman miratoi rregulla të reja për të lehtësuar zbatimin e rregullave të dëbimit të migrantëve të jashtëligjshëm.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer iu drejtua Bundestagut përpara votimit se “detyrimi për t’u larguar nga vendi duhet të ndiqet deri në largimin e vërtetë”.
Partitë e pakicave të opozitës, duke përfshirë Sun Linke dhe të Gjelbrit, kanë akuzuar social-demokratët (SPD), partnerin e vogël të koalicionit qeverisës se kanë votuar kundër parimeve të tyre.
Anëtari i të Gjelbërve në Bundestag, Filiz Polat, iu referua kësaj si një “ditë e zezë për demokracinë”./ /os/ a.jor.












