Ballina Ekonomi

Fluturimet, 16% më shumë pasagjerë në prill 2019

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ – Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar gjatë muajit prill të këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka shënuar rritje prej 16% në krahasim me muajin prill të vitit 2018.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Aviacionit Civil, një numër prej 239.465 pasagjerësh kanë udhëtuar gjatë muajit prill për dhe nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sipas AAC, Italia zë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe me një numër prej 132.769 pasagjerësh, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7% si dhe Hungaria 6%.

“Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë prillit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018”, thekson AAC. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – IPPR: Lufta kundër sheqerit njësoj si ajo kundër duhanit
Artikulli tjetërGjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën euroatlantike