Ballina Flash

FOTO/ Java e Arkivave të Hapura tërheq vizitorë të shumtë

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ – “Java e Arkivave të Hapura” po tërheq çdo ditë vizitorë të shumtë në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Studentë të shumtë dhe nxënës gjatë këtyre ditëve kanë parë nga afër disa nga proceset e punëve në DPA si dhe disa nga dokumentet më me vlerë që ruhen në këto ambiente.

Gjithashtu gjatë vizitës së tyre ata provuan se si është të restaurosh një dokument të vjetër dhe po ashtu vizituan edhe vendin e ruajtjes së materialeve arkivore.

“Java e Arkivave të Hapura” iu mundëson vizitorëve të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë kulturore kombëtare.

Vizitorët do kenë mundësi t’i shohin këto materiale deri më 7 qershor 2019 në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. /a.a/j.p/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimi për Karta ID/ Zv.ministrja e Brendshme: Shërbim cilësor, mos e lini për ditën e fundit
Artikulli tjetërVan de Beek: Largohem nga “Ajax” vetëm për një klub të madh