Ballina Flash

Ambulancë e re për banorët e Patos Fshat

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Një ambulancë tërësisht e re do të jetë së shpejti në shërbim të banorëve në Patos Fshat.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaroi sot se “punimet ende vazhdojnë, por së shpejti, banorët e Patosit Fshat do të kenë një ambulancë tërësisht të re dhe me standard në shërbim”.

“Pas këtij investimi nuk do të ketë më sorollatje për banorët e këtij fshati”, tha Subashi.

Godina e ambulancës në Patos Fshat po ndërtohet në bashkëpunim mes bashkisë së Fierit dhe Drejtorisë Rajonale Shëndetësore, me mbështetjen financiare nga fondacioni “Gjysmëhëna e kuqe”.

/m.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​​Haradinaj nis vizitën në Berlin
Artikulli tjetërDita Botërore e Mjedisit, Aeroporti zëvendëson gotat plastike me ato porcelani