Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 4 qershor 2019

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ – Edhe dita e martë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje shiu në orët e para të 24-orëshit me intesitet të ulët, ndërsa në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites kemi riaktivizim të reshjeve të shiut, përgjatë relieveve kodrinore malore, ku reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Breshër i izoluar në orët e mesditës.

Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek.

Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/23 Diell  shi
Kukës 13/20 Diell  shi
Lezhë 16/22 Diell  shi
Dibër 11/19 Diell  shi
Durrës 16/23 Diell  shi
Tiranë 16/23 Diell  shi
Elbasan 13/22 Diell  shi
Berat 14/23 Diell  shi
Vlorë 16/21 Diell  shi
Korçë 10/18 Diell  shi
Gjirokastër 9/21 Diell  shi
Sarandë 15/22 Diell  shi

 

/e.malaj/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Google, Facebook dhe Amazon tronditen në bursë për shkak të informacioneve për hetim
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04.6.2019