BRUKSEL, 29 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti i ardhshëm i Komisionit duhet të përzgjidhet në mesin e kandidaturave të përcaktuara nga partitë politike përpara zgjedhjeve europiane, vunë theksin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian.
Ndërkohë, grupi i liberalëve, i cili do të ulet në Parlamentin Europian nga deputetët e zgjedhur të dielën në Francë në listën e mbështetur nga Emmanuel Macron, u distancua për të dalë me një deklaratë të përbashkët në këtë drejtim.
Krerët e shteteve dhe qeverive duhet të bien dakord mes tyre në javët në vazhdim për emrin e një kandidati, i cili më pas do të kalojë për votim dhe duhet të mbledhë shumicën absolute të eurodeputetëve të rinj në muajin korrik.
Një samit i të 28-ëve dje në mbrëmje në Bruksel u mundësoi atyre për të vendosur piketat e para për përzgjedhjen e një kandidati për të pasuar postin e Jean-Claude Juncker në krye të ekzekutivit europian.
Parlamenti Europian kërkon që emri i personit që do t’u dorëzohet të jetë ai i një “spitzenkandidat” (një kandidat i vetëm) term në gjuhën gjermane i përdorur për liderët e përcaktuar nga partitë politike europiane përpara zgjedhjeve./ /v.b/ a.jor.























