Ballina Bota

SHBA – Vdes Robert Bernstein, themeluesi i HRW

NJU JORK, 28 maj /ATSH-AFP/ – Themeluesi i organizatës, Human Rights Watch (HRW), Robert Bernstein, mbrojtës i flaktë i disidencës politike dhe lirisë së shprehjes, vdiq të hënën në moshën 96-vjeçare, njoftoi gazeta amerikane ”New York Times”.

E përditshmja konfirmon lajmin e vdekjes, në një spital të Nju Jorkut, nga një prej tre djemve të tij.

Robert Bernstein, i cili themeloi HRW gjatë Luftës së Ftohtë, ishte publicist.

Në krye të shtëpisë botuese ‘’Random House’’ ai ka publikuar vepra të autorëve amerikanë si Toni Morrison, Theodor Seuss Geisel, i quajtur Dr Seuss, Gore Vidal si dhe disidentë sovjetikë si Andrei Saharov dhe Elena Bonner, po ashtu dhe çekun Vaclav Havel./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – Anulohen 80 fluturime pas grevës së transporteve
Artikulli tjetërTë tjera shërbime online për biznesin