Ballina Bota

HOLANDË – Anulohen 80 fluturime pas grevës së transporteve

HAGË, 28 maj /ATSH-AFP/ – Rreth 80 fluturime nga aeroporti i Amsterdamit, Schiphol, u anuluan sot për shkak të një greve në rang kombëtar të transportit publik, që paralizoi trafikun hekurudhor dhe atë rrugor në Holandë.

‘’Disa kompani ajrore anuluan fluturimet e tyre, përfshirë KLM, Ryanair dhe EasyJet’’, deklaroi Willemeike Koster, zëdhënëse e aeroportit.

Udhëtarët kanë hasur vështirësi për në aeroportin e Schipholit për shkak të një numri të konsiderueshëm të reduktuar të trenave si dhe trafikut me radhë të gjata në rrugët që të çonin në aeroport.

‘’Trafiku i trenave është shumë i kufizuar mes Schipholit dhe Amsterdamit. Sot ka katër trena në orë në vend të 25 që ka zakonisht’’, njoftoi Koster për median./ /v.b/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBSH: Varësia nga video-game konsiderohet zyrtarisht sëmundje
Artikulli tjetërSHBA – Vdes Robert Bernstein, themeluesi i HRW