Ballina Flash

Lezhë/ Planifikohet hapja e kursit për guidë turistike rajonale

TIRANË, 27 maj /ATSH/- Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit Lezhë po planifikojnë hapjen e një kursi për guidë turistike rajonale. Ky është një shërbim i munguar në qarkun e Lezhës, por shumë i nevojshëm për drejtimin që ka zona, turizmin. Bashkia e Lezhës fton të gjithë personat e interesuar të cilët janë mbi moshën 18 vjeç që të regjistrohen për të përfituar kursin falas.

“Nëse je mbi 18 vjeç, zotëron gjuhë të huaj dhe je i apasionuar, atëherë ke mundësinë për t’u paraprirë guidave turistike”, thuhet në njoftimin e kësaj bashkie.

Kandidatët të cilët janë të interesuar duhet të drejtohen pranë Zyrës së Turizmit.

/m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Partia e Berxit fituesja e madhe e europianeve me 31,6%
Artikulli tjetërKorçë/ Transformohet totalisht rruga “Hamid Mani”