TIRANË, 27 maj/ATSH/ – Rruga “Hamid Mani” në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ka marrë një tjetër pamje pas rikonstruksionit të plotë, e cila vjen edhe si një premtim i mbajtur nga ana e bashkisë. Kjo rrugë është transformuar tërësisht.
Ndryshim i dukshëm infrastrukturor edhe në lagje të tjera të Korçës, falë paketës së rikonstruksionit të rrugëve.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo, para përfundimit të rikostruksionit të rrugës “Hamid Mani” inspektoi punimet që po kryhen në këtë rrugë. Punimet rehabilituese përfshijnë asfaltimin, rikonstruksionin dhe shtrimin me pllaka të trotuareve dhe standardizimin e saj. Rehabilitimi i kësaj rruge shikohet si lehtësim edhe për frekuentimin e dy institucioneve arsimore në lagjen 8 në Korçë.
/m.z/






















