TIRANË, 27 maj/ ATSH-A. Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 7 janë arrestuar në flagrancë, 6 janë ndaluar dhe 69 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë të dënuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje, në bashkëpunim dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; 1 në qarkun Elbasan i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim”; 1 në qarkun Korçë me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje dhe Kanosje” në qarkun Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lire; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lire; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Lezhë, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” në qarkun Kukës, ku autorët u proceduan në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Durrës dhe 2 në Fier, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 3 në Korçë, 2 në Berat, 1 në Fier, 1 në Gjirokastër, 1 në Vlorë, me 3 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim, për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Berat, 2 në Fier, 1 në Vlorë të cilët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Tiranë ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 5 raste, 2 raste në qarkun Durrës, 1 në Berat, 1 në Vlorë dhe 1 në qarkun Lezhë me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lire. Është evidentuar 1 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.























