TIRANË, 27 maj/ATSH-A. Fortuzi/ “Barcelona” ende nuk është e qartë nëse do të rikonfirmojë Valeverden si trajner të saj edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo ka bërë që mediet italiane të ngrenë hipotezën se Massimiliano Allegri të jetë një alternativë e vlefshme për stolin katalanas.
Në fillim eliminimi nga Liga e Kampionëve, më tej humbja në finalen e Kupës së Mbretit, ku triumfuese doli “Valencia”, kanë bërë që fati i Valeverdes te pankina e “Barcelonës” të lëkundet.
Ndër emrat e përmendur tashmë është shtuar dhe ai i Allegrit, i cili nuk do të jetë më teknik i “Juventusit” për sezonin e ardhshëm dhe një mundësi e tillë nuk do ishte për tu nënvlerësuar, pasi dhe për teknikun kalimi te “Barcelona” do ishte një hap përpara në karrierë.






















