Ballina Flash

Conte pranë zyrtarizimit si trajner i “Interit”

TIRANË, 27 Maj /ATSH/ – Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i “Interit” sezonin e ardhshëm, pavarësisht se fitorja dramatike ndaj “Empolit” u siguroi zikaltërve pjesëmarrjen në Champions.

Eksperienca e tij në krye të skuadrës milaneze mund të konsiderohet e mbyllur. Mbeten për t’u vendosur vetëm disa detaje të prishjes me marrëveshje të kontratës.

Drejtuesit e “Interit” po përgatiten për një zyrtarizuar rrugëtimin e ri me Antonio Conten trajner. I përket pikërisht ish-trajnerit të “Juventusit”, Italisë dhe “Chelsea”-t të ndërtojë në bashkëpunim me Marottan një skuadër që mund të konkurrojë me bardhezinjtë në Serinë A, të synojë Kupën e Italisë dhe të bëhet protagoniste në Europë.

Është vetëm çështje ditësh që Conte të marrë zyrtarisht drejtimin e “Interit”, mund të ndodhë që të mërkurën. Është fakt, që palët kanë rënë dakord dhe kanë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes.

Trajneri nga Lecce do të ndërmarrë një udhëtim në zyrat qendrore të Suning, në Kinë, për të njohur personalisht pronarin Zhang Jindong, i cili pas fitores me “Empolin” deklaroi se “do të bëj më të mirën për këto ngjyra!” Sigurisht me Antonio Conten trajner.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU sekuestron 257 kg mish në Durrës, gjobë 250 mijë lekë dhe bllokon thertoren
Artikulli tjetërFOTO/ “Festa e Amantias”, qyteti i lashtë tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj