Ballina Aktualitet

VIDEO/Braçe: Dhe pak dhe do të nisë “Luli ik”

TIRANË, 25 maj/ATSH/ “Dhe pak dhe do nisë ‘Luli ik”, deklaroi sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa shpërndau pamje me dron nga protesta e opozitës.

Braçe u ndal te pjesëmarrja në protestën e opozitës, duke deklaruar se “droni të bën gjëmën.

“Kalifati 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 . . . . .  Droni të bën gjëmën, të gjen ku je, të numëron një nga një, edhe me dritat e telefonit të shtrenjte “smart”! Lyrzim, Tik Tak, Tik Tak, Tik Tak …… Mos harro 30 qershorin”, u shpreh Braçe.

“Dhe pak dhe do të nisë “Luli ik”, dhe pak dhe për atë tjetrin vjen fundi. Boll 30 vjet me të”, tha Braçe./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-VIDEO/ Muzikë irlandeze dhe shqiptare, kryeqytetasit mbushin Amfiteatrin
Artikulli tjetërPse jo Shqipëria?