Ballina Flash

FOTO/ Pas protestës, punonjësit e bashkisë pastrojnë bulevardin

TIRANË, 25 maj/ATSH/- Pas përfundimit të protestës së opozitës, punonjësit e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës kanë nisur pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi si shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara si dhe shashka që hidhen.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas protestës së zhvilluar duke falënderuar punonjësit për pastrimin e bulevardit.

“Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana kthehet në normalitet”, shprehet Veliaj. /k.s/ /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI-Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Muzikë irlandeze dhe shqiptare, kryeqytetasit mbushin Amfiteatrin