TIRANË, 22 maj /ATSH/- Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti u shpreh sot se miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për bursën energjetike i hap rrugë ngritjes së saj në vendin tonë.
Bursa e energjisë është një prej elementëve më të rëndësishëm në modelin e tregut të energjisë. Ajo parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga bizneset që kanë dalë në treg të lirë.
Ndërsa pritet që tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët dhe t’i hapë rrugë prodhuesve të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj. e.xh/j.p/












