Ballina Bota

AUSTRI – FPOE mocion mosbesimi për Kurz

VJENË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Tashmë ish-partneri i koalicionit austriak qeveritar, FPOE do të kërkojë në Parlament një mocion mosbesimi për kancelarin dhe udhëheqësit Partisë Popullore (FP) austriake Sebastian Kurz, tha ish-ministri i Brendshëm Herbert Kickl për gazetën austriake ”Oesterreich”.

“Kush jep besim, merr besimin. Ata që japin mosbesim, marrin mosbesim”, thotë Kickl i FPOE-së.

Nëse edhe socialdemokratët do të votonin pro në mocionin e mosbesimit, atëherë Kurz rrezikon të largohet.

“Kurz hyri në një rrugë qorre’’, theksoi ish-ministri./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRONTEX nis sot misionin e saj në Shqipëri
Artikulli tjetër100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan