Ballina Flash

100 studentë nga Holanda vizitë në Karaburun-Sazan

TIRANË, 21 maj/ATSH/- Mbi 100 studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bredas, Holandë vizituan Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan.

Fokusi i vizitës së tyre ishte njohja me eksperiencën e menaxhimit të vizitorëve në park, sfidat dhe problematikat e zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura.

Njëkohësisht studentët patën mundësinë për tu njohur edhe me punën që administrata në bashkëpunim me peshkatarët artizanalë dhe UNDP Shqipëri po realizon për trajtimin e breshkave detare në qendrën e ndihmës së parë për breshkat detare.

Vizita në qendër u realizua në kuadër të studimeve që po zhvillonin në vendin tonë të fokusuara në vlerësimin e impaktit të zhvillimit turistik në mjedisin natyror.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipëri. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Ky park gjatë sezonit turistik veror në 2018, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45000 turistë vendas dhe të huaj./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – FPOE mocion mosbesimi për Kurz
Artikulli tjetërSamiti në Berlin, Thaçi: Haradinajt nuk iu bë presion për pezullimin e taksës