VJENË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Tashmë ish-partneri i koalicionit austriak qeveritar, FPOE do të kërkojë në Parlament një mocion mosbesimi për kancelarin dhe udhëheqësit Partisë Popullore (FP) austriake Sebastian Kurz, tha ish-ministri i Brendshëm Herbert Kickl për gazetën austriake ”Oesterreich”.
“Kush jep besim, merr besimin. Ata që japin mosbesim, marrin mosbesim”, thotë Kickl i FPOE-së.
Nëse edhe socialdemokratët do të votonin pro në mocionin e mosbesimit, atëherë Kurz rrezikon të largohet.
“Kurz hyri në një rrugë qorre’’, theksoi ish-ministri./ /os/ a.jor.




















