Ballina Aktualitet

VIDEO/Protestuesit sulm edhe ndaj Parlamentit


 

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Rreth orës 20:00, protestuesit e opozitës kanë mbërritur para Parlamentit ku kanë qëndruar për disa minuta.

Disa protestues kanë shkatërruar kangjellat mbrojtëse të vendosura nga Policia.

Ndërsa kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në drejtim të godinës së Parlamentit dhe forcave të policisë që janë vendosur aty në ruajtje të institucionit.

Protestuesit e kanë larguar gardhin metalik, por nuk janë futur në oborrin e Parlamentit vetëm hedhin vazhdimisht fishekzjarre.

/e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, Qeveria dhe BB investime madhore në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve
Artikulli tjetërVENEZUELË – Një gjeneral venezuelas i kërkoi ushtrisë të ngrihet kundër Maduros