Ballina Aktualitet

Meta: Evitim të akteve të dhunës dhe konfrontimet

TIRANË, 11 maj /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje sot për evitim të akteve të dhunës dhe konfrontimet që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve gjatë protestës së opozitës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në mesazhin e Presidentit Meta.

Ndërkohë në protestën e opozitës janë shënuar një sërë incidentesh teksa protestuesit kanë hedhur bomba Molotov, shashka, tymuese dhe bojë në drejtim të Kryeministrisë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Policia thirrje me megafon protestuesve: Ruani qetësinë
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/Basha: Shqipëria si gjithë Europa, me këtë ëndërr jemi mbledhur