Ballina Aktualitet

Zgjedhjet vendore, PS cakton kandidatët për 61 bashkitë e vendit

TIRANË, 11 maj/ATSH-Maela Marini/ Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së, informoi sot se “janë miratuar kandidaturat për 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit”.

Në një prononcim për mediet, Rama tha se “në mbledhjen e sotme u diskutua po ashtu për formësimin e listave përfundimtare për këshillat e bashkive”.

Kryeministri theksoi se “nesër gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas do të fillojmë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit”.

I pyetur nëse kanë vendosur për kandidatin e bashkisë së Peqinit, Rama tha se “kemi vendosur për të gjitha bashkitë”.

“Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh dhe nuk ka asnjë problem. Të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar që të gjitha”, – shtoi Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni rrit presionin ushtarak ndaj Iranit
Artikulli tjetërKryemadhi: Tanushi do mbetet përjetësisht në altarin e nderit