TIRANË, 11 maj/ATSH/- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u shprehu sot ngushëllimet familjarëve për vdekjen e major Klodian Tanushit.
“Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe major Klodian Tanushi! Nuk ka fjalë që të mund të shprehë ngushëllimin, e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare! I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!”, thekson Kryemadhi.
/k.s/r.e/























