Ballina Aktualitet

Lleshaj: Humbja e major Tanushit, lajm tronditës

TIRANË, 10 maj /ATSH/- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilësoi një lajm tronditës për çdo shqiptar ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit.

Lleshaj i shpreh ngushëllimet familjes së major Tanushit.

“Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”, shprehet Lleshaj.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi betejën me jetën, ndërsa ndodhej në spitalin “Riga East University”, në gjendje shëndetësore të rënduar pas incidentit në bazën e NATO-s në Letoni.

Major Tanushi u plagos rëndë në incidentin ku humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë kryerjes së detyrës në bazën e NATO-s në Letoni, ku po zhvillohej stërvitja ushtarake e një prej aleatëve. Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur edhe rreshteri Julian Xhevat Kapaj./k.s/j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Hapen 107 000 vende pune në prill, papunësia në rënie me 5,7%
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e major Tanushit, Basha: Ndaj hidhërimin e thellë me familjen