Ndarja nga jeta e major Tanushit, Basha: Ndaj hidhërimin e thellë me familjen

TIRANË, 10 maj /ATSH / Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu hidhërimin e thellë pë ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit, i cili u plagos nga shpërthimi i një mine gjatë misionit në kuadër të NATO-s, në Letoni.

“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, tha Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.