TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e pasdites. Prej orëve të mbrëmjes parashikohet shtim vranësirash në të gjithë territorin, deri në të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri edhe mesatar, në formë shtrëngatash në Veriperëndim.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje 1-10 m/sek. Prej orëve të pasdites era fiton intensitet deri në 20 m/s përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje. Valëzimi i forcës 2-4 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/21 | Diell re/shi |
| Kukës | 7/19 | Diell re |
| Lezhë | 10/21 | Diell re |
| Dibër | 6/17 | Diell re |
| Durrës | 11/23 | Diell re |
| Tiranë | 10/24 | Diell re |
| Elbasan | 9/24 | Diell re |
| Berat | 9/24 | Diell re |
| Vlorë | 11/23 | Diell re |
| Korçë | 6/19 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/23 | Diell re |
| Sarandë | 11/22 | Diell re |
/e.malaj/ /a.g/





















