Ballina Bota

MUZIKË – DJ suedez Avicii është vetëvrarë

NJU JORK, 2 maj /ATSH-AFP/ – Dj suedez Avicii, i cili vdiq më 20 prill në Oman është vetëvrarë, raportoi sot web-i informues TMZ, duke iu referuar disa burimeve anonime.

”Ai u gjet pa shenja jete në Moskat, kryeqyteti i sulltanatit të Omanit”, vijoi TMZ.

“Ai ishte i kapluar nga mendimet për kuptimin, jetën dhe lumturinë’’, njoftuan të afërmit e tij.

”Ai nuk mundej të vazhdonte më. Ai dëshironte të gjente paqen”, shtuan ata.

I konsideruar si një nga DJ më të mirët në botë, ai u bë i njohur nga publiku i gjerë me këngën “Wake Me Up” me këngëtarin Aloe Blacc në vitin 2013.

Vitet e fundit, suedezi nuk i kishte fshehur problemet me shëndetin, më konkretisht me pankreasin shkaktuar nga konsumi i tepruar i alkoolit. Atij i është dashur të anulonte daljet në publik në vitin 2014 për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe apandecitin.

Dy vite më parë ai njoftoi se do të linte botën e muzikës dhe nuk do të performonte më në skenë duke ngjallur habinë e fansave./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransporti i mallrave nga Durrësi drejt 11 vendeve të ndryshme
Artikulli tjetërARMENI – Mijëra manifestues proPachinian paralizojnë Erevanin