ARMENI – Mijëra manifestues proPachinian paralizojnë Erevanin

EREVAN, 2 maj /ATSH-AFP/ – Dhjetëra mijëra manifestues vërshuan mëngjesin e sotëm drejt qendrës së Erevanit, duke paralizuar kryeqytetin armen për të protestuar kundër refuzimit një ditë më parë të Parlamentit për të zgjedhur opozitarin Nikol Pachinian në postin e kryeministrit, njoftoi media.

Pothuajse të gjitha rrugët e qytetit, përfshirë rrugën që të çon në aeroport u bllokuan dhe shumë biznese u mbyllën, në formë solidarizimi ndaj thirrjes së lëshuar të martës nga ana e Pachinian drejtuar popullatës./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.