SHKUP, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Stevo Pendarovski u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Ai falënderoi mbështetësit e tij maqedonas dhe shqiptarë dhe theksoi se ”do të ishte president i të gjithë qytetarëve që përfaqësojnë të gjitha grupet etnike të vendit, maqedonas, shqiptarë, turq dhe romë”.
“Kjo është fitorja e popullit të bashkuar, dua të theksoj se do të jem presidenti i të gjithëve”, theksoi Pendarovski duke folur në selinë e Partisë Social Demokratike (LSDM), të udhëhequr nga Zoran Zaev.
”Mesazhi i këtyre zgjedhjeve, është se vetëm së bashku mund të vazhdojmë përpara dhe kjo është bileta jonë për të Evropë’’, shtoi Pendarovski.
Zaev përgëzoi Pendarovskin duke theksuar se ”Maqedonia e Veriut me zgjedhjen e tij, u afrua edhe më pranë me Europën”./ /os/ a.jor.





















