Ballina Bota

RUSI – 41 viktima pas një incidenti ajror

MOSKË, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Në incidentin në aeroportin e Moskës, pas uljes së një avioni në flakë, 41 nga 78 pasagjerë humbën jetën, njoftoi stacioni televiziv ”Rusia Today”.

“Sipas të dhënave të përditësuara 37 vetë mbijetuan”, njoftoi zëdhënësja e komisionit hetimor, Svjetlana Petrenko.

Në bord ndodheshin 78 persona përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Motorët e avionit tip ”Sukhoi Superjet 100” u përfshinë nga flakët, pas uljes emergjente  në aeroportin ”Sheremetjevo”.

Edhe pse skuadrat e emergjencës ndërhynë në kohë, nuk u arrit të evitohej tragjedia./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyqtari Fuat Vjerdha përballet me Vetingun
Artikulli tjetërSHBA – Trump kërkon rritjen e tarifave për produktet ”Made in China”