ROMË, 2 maj /ATSH-ANSA/ – Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini e ka cilësuar yllin e “Barcelonës”, Leon Messi në të njëjtin nivel me Maradonën në një intervistë për “Radio 24”.
“Mesi, sipas mendimit tim, është në nivelin e Maradonës”, theksoi Mancini.
Siaps Mancinit, talenti argjentinas, protagonist i një ndeshje të shkëlqyer dje në mbrëmje në “Camp Nou” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ka pak më shumë avantazhe në raport me lojtarët në epokën e tij.
“Futbollistët e dikurshëm ishin shumë gjaknxehtë, godisnin dhe askush nuk shihte gjë. Sot është pak më e lehtë, megjithatë Messi është në një tjetër nivel”, përfundon trajneri italian. /G.S/















