UASHINGTON, 2 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot që të luftohet me forcë kundër antisemitizmit, më pak se një javë pas të shtënave në një sinagogë pranë San Diegos (jug të Kalifornisë) që shkaktuan vdekjen e një personi.
“Ne do të luftojmë me të gjithë forcën dhe energjinë tonë për të mundur antisemitizmin dhe t’i japim fund sulmeve kundër hebrenjve”, deklaroi Trump që nga Shtëpia e Bardhë me rastin e “Ditës Kombëtare të Lutjes”. /G.S/






















