Ballina Flash

FUTBOLL – Masi thyen Levanten, Barça merr titullin e 26-të

BARCELONË, 28 prill /ATSH-ANSA/ – Nuk mund të ishte vetëm Leo Mesi që mbante firmën e fitores që i dha “Barcelonës” titullin e saj të 26-të në La Liga, si dhe titullin e 10 personal, tre ditë para përfundimit të kampionatit.

Pas fitores së “Atletiko Madrid” përballë “Valadolidit”, katalanasve u mjaftonin vetëm tre pikë në “Camp Nou” kundër “Levantes” për të mbajtur avantazhin prej nëntë pikësh me vendin e dytë.

Si gjithnjë, argjentinasi nuk mungoi edhe këtë herë, duke shënuar golin e fitores 1-0 në minutën e 62-të, goli i 34-ët për atë në kampionat.

Barcelona e ka fituar tetë herë kampionatin në 11 sezonet e fundit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Turistët polakë shijojnë mrekullinë e Kepit të Rodonit
Artikulli tjetërARKEOLOGJI – Në Egjipt kanë sunduar dy mbretëresha njëkohësisht