PANXHUMON – Kujtohet përvjetori i parë i samitit historik mes liderit koreanoverior, Kim Jong Un dhe presidentit korenojugor, Moon Jae In.
PEKIN – Mbledhje me dyer të mbyllura e krerëve të mbledhur në samitin e dytë të Rrugëve të Reja të Mëndafshit.
FRANCË – Jelekverdhët hyjnë në të shtunën e 24-ët radhazi të manifestimeve në nivel kombëtar.
MYNSTER – Fillon fushata e konservatorëve gjermanë për zgjedhjet evropiane me në krye, Manfred Weber, kandidat për presidencën e Komisionit Europian.
OTAVA – Vizitë në Kanada e kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
SPORT
BARCELONË – Një fitore kundër “Levantes” do t’i mundonte “Barcelonës” të ngrinte titullin e 26-të në historinë e saj si kampion i Spanjës.
SANT-DENIZ – E eliminuar nga “Mançester Junajtid” në Ligën e Kampionëve, PSG-ja përballet në “Rënenë” në finale të Kupës së Francës. Një rast i mirë për të shpëtuar sezonin dhe për të shtrirë hegjemoninë e saj në planin kombëtar. /G.S/






















